Helmimi masiv në Krujë/ Ujësjellësi ‘ia vë gishtin’ shiut, e bën fajtor për situatën

Helmimi masiv në Krujë/ Ujësjellësi ‘ia vë…

Vijon të mbetet e rënduar situata në Kujë, teksa numri i personave të helmuar nga uji, që i janë drejtuar spitalit të Krujës është tejet i lartë.  Bëhet me dije se që nga mesdita e kaluar e deri më tani, numri i qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 150 persona. Ndonëse krahasuar me dy ditët që kanë kaluar numri ka rënë, deri tani rreth 500 qytetarë në total kanë kërkuar ndihmë pranë spitalit.

Pas kësaj situatë alarmante që preku banorët e zonës së Kujës, ujësjellësi i këtij qyteti ka kërkuar boshatisjen e depozitave. Sipas ujësjellësit të zonës dhe analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm.

Në ujë është konstatuar prezencë e amoniakut dhe kjo tej normave të duhura. Theksohet se amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit