Helmohen fëmijët e çerdhes 'Dielli' në Kamëz/ “Nuk po gjejmë qetësi për të vegjlit tanë”

Helmohen fëmijët e çerdhes ‘Dielli’ në Kamëz/…

Prindërit e fëmijëve të çerdhes ‘Dielli’ në Kamëz, kanë denoncuar se para disa ditësh vogëlushët e tyre kanë shfaqur simptoma helmimi, ndërsa çerdhja është mbyllur prej 1 jave.

Në mesazhin e tyre për redaksinë tonë, ata shkruajnë se e kanë denoncuar rastin, por ende nuk janë informuar mbi arsyet e helmimit.

Fëmijët e kësaj çerdhe kanë qenë me serum pas ngjarjes, ndërsa institucioni nuk është hapur me argumentin se po dezinfektohet.

Nuk dihet arsyeja e shkakut të helmimit dhe se kur do të vihet në funksion çerdhja, teksa prindërit kërkojnë qetësi për të vegjlit e tyre.

Mesazhi i një prej prindërve

Pershendetje doja te denoncoja nje rast qe ka ndodhur ne cerdhen ne kamez. Çerdhja eshte e mbyllur ka 7 dite dhe nuk na jepnin arsye. Thjesht thonë do e dezinfektojmë, por prinderit kane denoncuar dhe rezultoi qe na jane helmuar femijet , i kemi pasur ne serume. Eshte edhe cerdhe shteterore. Nuk po mundemi te gjejme qetesi per te vegjlit tanë. Publikojeni te lutem qe te merren masa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit