Helmoi për vdekje bashkëshortin miliarder 3 muaj pas martese, arrestohet aktorja pornografike

Helmoi për vdekje bashkëshortin miliarder 3 muaj…

Aktorja japoneze e filmave për të rritur, Saki Sudo, është arrestuar pasi akuzohet për helmimin e burrit të saj. Mediat e huaja shkruajnë se 25-vjeçarja ishte martuar me miliarderin 77-vjeçar tre muaj para se ai të ndahej nga jeta.

Vdekja e burrit, Kosuke Nozaki daton në vitin 2018, por vetëm disa javë më parë gruaja u arrestua nën dyshimin për helmim me ilaçe stimuluese.

Kosuke Nozaki, ishte një miliarder japonez i njohur gjithashtu si Don Zhuan, i cili në një libër mburrej se kishte pasur 4,000 gra në jetën e tij. Ai gjithashtu drejtonte një kompani me pije alkoolike dhe një kompani tjetër kredie.

Natën e 24 majit 2018 Sudo e gjeti burrin e saj pa ndjenja në një divan në dhomën e gjumit në katin e dytë të vilës së tyre në Tanabe. Më pas, sasi të tepërta të ilaçeve stimuluese u gjetën në trupin e Nozaki. Policia tha se gjeti kërkime mbi ilaçe stimuluese në celularin e gruas.

Pas vdekjes së Nozakit, Sudo u emërua presidente e kompanive të burrit të saj të ndjerë dhe sipas disa raportimeve ajo po përpiqej të largohej nga Japonia para se të arrestohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit