“Hëna Blu” mbi qiellin shqiptar, pamje spektakolare nga fenomeni i rrallë (FOTO)

“Hëna Blu” mbi qiellin shqiptar, pamje spektakolare…

Pamje spektakolare ka dhuruar fenomeni “Hëna Blu” në të gjithë botën, përfshirë edhe vendin tonë. Mbi qiellin shqiptar një natë më parë u shfaq një hënë e përgjakur dhe e plotë, ndërsa qytetarët shfrytëzuan pamjen për të realizuar foto.

Kjo është një ngjarje e pazakontë, por jo e rrallë pasi përsëritet afërsisht çdo dy vite e gjysmë. Edhe pse quhet “Hëna Blu”, ajo nuk ndryshon ngjyrë por nuk është si hëna e çdo mbrëmjeje pasi ka një ndriçim dhe nuancë ndryshe.

Hëna ndriçoi qiellin në shoqërinë e dy planetëve gjigantë, Jupiterit dhe Saturnit. Nëse kushtet atmosferike do të jenë të mira, hëna së bashku me dy planetet do të shihen me sy të lirë.

Kjo është hëna e tretë e plotë e kësaj vere, e cila na ka dhuruar dy hëna ta plota më 24 qershor dhe 24 korrik, ndërkohë që hëna e plotë e katërt pritet të shihet më 21 shtator.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit