‘Hëna e Krimbit’ po vjen! Kjo është dita kur do të “elektrizojë” qiellin

‘Hëna e Krimbit’ po vjen! Kjo është…

Hëna e plotë ose “Super hëna” e muajit mars konsiderohet si e fundit hënë e plotë e dimrit. Ajo quhet ndryshe “Hëna e Krimbit” sepse përkon me ardhjen e pranverës, e cila dëshmon largimin e dimrit dhe çeljen e gjithçkaje në jetë. Kjo hënë pritet të dhurojë një spektakël të jashtëzakonshëm në qiell, ndërsa pritet të ndodhë të dielën. Hëna do të arrijë nivelin më të lartë të plotshmërisë, që do të thotë se do të jetë në madhësinë maksimale në qiell të hënën në mbrëmje.

Fenomeni ndodh kur periudha e hënës së plotë nga cikli i zakonshëm ndodh është afër ose larg pikës më të afërt të orbitës të tokës. Faza e hënës së Plotë lidhet me rishfaqjen dhe daljen e krimbave nga toka në këtë periudhë të vitit, me të cilët ushqehen shumë zogj duke sjellë zinxhir rizgjimin e natyrës. Mund të duket e çuditshme që një hënë të emërohet e tillë, por të gjithë e dimë që muaji mars është periudha kur rigjallërohet procesi vjetor. Lajmi se kur kjo Hënë do të dhurojë një shfaqje të pazakontë është bërë e ditur, ndërsa pritet të sjellë zyrtarisht pranverën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit