Hëna e plotë dhe eklipsi hënor i kësaj fundjave është një lajm i keq për çiftet

Hëna e plotë dhe eklipsi hënor i…

Me sa duket kjo do të jetë një fundjavë kaotike për çiftet. Astrologia e “Absolute Soul Secrets” Rose Smith thotë se hëna e plotë që po vjen do të bëjë kërdi pothuajse te të gjithë.

Astrologjikisht, hëna e plotë shoqërohet me emocionet tona, një kohë kur duhet të merremi me çështje nga nënndërgjegjja jonë; por një eklips hënor, veçanërisht në Akrep, e shton përzierjen dhe emocionet e fshehura dalin në plan të parë”, tha ajo.

Më tej ajo shtoi: “Eklipset hënore përfaqësojnë energjinë femërore dhe zakonisht nuk zgjasin aq gjatë sa eklipset diellore, por kjo nuk do të thotë se eklipset hënore janë më pak të fuqishme. Ato në të vërtetë mund të jenë më të fuqishme në një afat të shkurtër, kështu që edhe më shumë arsye për të parë emocionet tona”.

Eklipsi hënor do të nisë të shtunën më 6 maj në orën 1:14 të mëngjesit me orën standarde lindore të Australisë. Do të përfundojë në orën 5:31 të mëngjesit, por nëse dëshironi të shikoni shfaqjen në qiell, shikimi më i mirë do të jetë në orën 3:22 të mëngjesit.

Astrologia i paralajmëroi njerëzit të mos merrnin vendime të mëdha.

Me Mërkurin retrograde, përgatituni për keqkomunikime dhe keqkuptime në marrëdhënie dhe probleme me teknologjinë. Nuk është një kohë e mirë as për udhëtime apo për të nënshkruar dokumente të rëndësishme”, tha ajo./Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit