Hëna e re në Dash, ja çfarë do të thotë për të gjitha shenjat sipas Meri Shehu

Hëna e re në Dash, ja çfarë…

”Hëna e re në  shenjën e Dashit. Datë 12 prill 2021 një levizje e freskët. Por përjetojmë vështirësi por Hëna e re (12 prill) do të jetë Agimi I një ecurie të re e aftë të na shërojë traumat dhe dobësitë e situatës së tanishme. Është shumë e rëndësishme Spori që do të lindi në këto ditë duke çarë me forcë dhe energji derisa të dal nga Toka apo bllokimi. Nuk duhet të hezitojmë. Duke guxuar edhe hapin e parë do bëjmë udhëtimin që kemi ëndërruar. Hëna e re në gradën 22 të shenjës së Dashit, pra në dhjetëditëshin e tretë të kësaj shenje, do ta bëjë këtë javë shumë të rëndësishme. Udhëheqësi i Hënës së Re Marsi ndodhet në Binjak dhe do bëjë lidhje të mira me Hënë e re në Dash. Grada ku ndodhet hëna e re në Dash i ngjan një gruaje të veshur me rroba verore dhe me një gjerdan të shtrenjtë floriri’ ka shkruar në pjesën hyrëse astrologia Meri Shehu.

Dashi

Nga sot fillon një periudhe me ndryshime pozitive dhe një inisiative personale që do merrni në lidhje me punën apo marrdhënien në çift filloni një jetë të re

Demi

Psikologjikisht ndjeheni të hapur por të bllokuar në hapjen me realitetin me punën dhe jetën personale. Keni dëshirë për t’u organizuar por rrugën e re keni frikë ta pranoni

Binjakët

Jeni një nga shenjat e favorizuara në këtë Hënë të re Marsi në shenjën tuaj ju jep të gjithë mundësinë të afroheni me një femër të rëndësishme dhe të filloni një lidhje të re

Gaforrja

Hëna e re në lidhje me shenjen tuaj sjell një ndryshim të papritur në lidhje me karrieren. Duhet te bashkëpunoni me një Binjak që ky ndryshim të bëhet pozitive

Luani

Ju presin udhëtime dhe lajme të reja si edhe plane që do duhet ti vini në jetë me nje ndryshim vendi apo fillimin e një kualifikimi për t’ju përshtatur momenteve që mbartin ndryshime të rëndësishme

Virgjeresha

Në lidhje me karrierën do ju propozojnë një ndryshim por gjithmone nëse pranoni të jeni nën urdhrat e një personi që duket se ka me shumë energji .

Peshorja

Kjo është një periudhe e rëndësishme në lidhje me marrëdheniet tuaja. Ose filloni një bashkëjetese të re ose arrini të rigjeneroni me një ndryshim të madh marrëdhëniet në cift. E sigurt është që do keni takime erotike dhe punë krijuese të mira

Akrepi

Hëna e re në Dash për ju sjell ndryshime të mira në lidhje me përditshmërinë me punën dhe me një takim erotik me një person në shenjën e Binjakëve

Shigjetari

Ju pret një flert dhe një ndjesi erotizmi dhe ndryshimi pozitiv në jeten tuaj personale. Po kështu do jeni shume krijues dhe me dëshire për të jetuar çaste festive

Bricjapi

Do keni ndryshime të papritura shtëpie dhe familjare që do ju vijnë papritur në shtëpine tuaj duke sjelle një ndryshim që doni kohë të përshtateni. Nese jeni mashkull filloni një bashkëjetese të re në jetën personale

Ujori

Shume aktivitet dhe udhëtime ndoshta jo te gjata por të larmishme dhe me hov për të bërë njohje të reja dhe punë të reja. Një takim me nje femer nese jeni mashkull do jete shumë interesante dhe do ju ndryshoj jeten. Dashuri me shikim te pare

Peshqit

Do donit te investonit për një shtëpi apo për një pronë por edhe për një biznes familjar. Nëse keni një mashkull në shenjën e Binjakëve do keni fat

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit