Hëngrën dhe pinë pa fund, të rinjtë paguajnë me euro false

Hëngrën dhe pinë pa fund, të rinjtë…

Dy të rinj rreth 24 vjeç janë vënë në pranga nga policia greke pasi kanë konsumuar ushqim dhe kanë paguar me euro false.

Mediat greke njoftuan se ata ishin ulur në tavolinë duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.

Në momentin kur duhet të paguanin ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false.

Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u vunë në pranga me akuzën e mashtrimit me anë të kartëmonedhës së falsifikuar. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit