Hëngrën mish breshke, ndërrojnë jetë 19 persona!

Hëngrën mish breshke, ndërrojnë jetë 19 persona!

Një ngjarje tejet tragjike është regjistruar në Madagaskar, teksa mësohet se kanë ndërruar jetë rreth 19 persona. Shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje, ka qenë konsumimi i mishit të breshkës. Bëhet me dije se pas konsumimit të mishit të kësaj gjallese, rreth 34 persona kanë përfunduar në spital.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar, duke bërë thirrje se konsumimi i mishit të breshkës gjatë sezonit nëntor-mars është tejet i rrezikshëm pasi në këtë periudhë ushqehen me algë dhe peshq që mund të jenë toksike. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa në mesin e viktimave janë edhe 9 fëmijë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit