Heqja e aboneve të përgjithshme/ Mema: Në dijeninë tonë nuk ekziston një situatë e tillë

Heqja e aboneve të përgjithshme/ Mema: Në…

Përfaqësuesi i transportit publik në Kamëz, Dashnor Mema ka dhënë një deklaratë për Fax News, ku është shprehur për ankesat e qytetarëve lidhur me heqjen e aboneve të përgjithshme.

Sipas Memës, një situatë e tillë nuk po ndodh aktualisht dhe shprehet se në dijeninë e tij, abonetë po shiten rregullisht. Ndërsa theksoi se duhet të bëhet një studim i tregut, pasi kanë pasur humbje të vazhdueshme të ardhurash që prej pandemisë, duke bërë që të heqin edhe punëtorët e tyre.

Më tej Mema shtoi se nuk kanë pasur subvencione nga institucionet shtetërorte përsa i përket aboneve të studentëve apo personave të cilët nuk paguajnë për transportin publik.

“Duke parë situatën e transportit pulbik në Shqipëri, mendoj se duhet të bëhet një studim, duhet një riorganizim i orareve i çmimeve. Rënia e të ardhurave tona është mbi 40 %. Deri në momentet që flasim nuk më rezulton një situatë e tillë për abonetë.

Por them që është e nevojshme që të studiohet sërish tregu. Në dijeninë tonë po shitet rregullisht aboneja mujore. Një pjesë e madhe nuk janë me staf të plotë, i kanë pushuar punëtorët“- tha Mema.

Mendoni se mund të jetë edhe mungesa e studentëve ?

“Natyrisht që studentët janë një furnizim shumë i madh për të gjithë sektorët në përgjithësi jo vetëm për transportin. Natyrisht nuk janë vetëm studentët por edhe punëtaorët të cilët kanë gjetur mënyra të tjera për të shkuar në punë gjatë pandemisë dhe nuk e përdorin me autobuzin.

Nuk kemi pasur ndonjë subvencion nga shteti për abonetë e studentëve, apo për kategoritë e personave që përfitojnë transportin publik falas. Kemi bërë kërkesa për të marrë subvencione, por nuk kemi marrë asgjë nga institucionet publike”– u shpreh Mema.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit