Heqja e patentës për Shkëlzen Berishën dhe Ermal Mamaqin, ironizon Braçe: Nuk i do njeri njerëzit e famshëm në këtë vend!

Heqja e patentës për Shkëlzen Berishën dhe…

Mbrëmjen e djeshme policia rrugore i ka hequr patentën djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës dhe moderatorit Ermal Mamaqi, në dy raste të ndryshme.

Berisha po udhëtonte me shpejtësi 127km/h me makinë e tij tip “Benz S320”, ndërsa patrulla e ka ndaluar dhe i ka marrë lejen e drejtimit.

Patenta iu hoq edhe moderatorit Ermal Mamaqi, i cili po udhëtonte me shpejtësi 120km/h me mjetin e tij tip “Renault”.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar në rrjetet sociale.

“Pa fjale! Nuk i do njeri njerezit e famshem ne kete vend! Do ikin ne Gjermani tani”, shkruan Braçe, duke i bashkëngjitur edhe lajmin e heqjes së patentave të dy personazheve të njohur në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit