Heqja e reciprocitetit, SHBA riaktivizon fondet për Kosovën

Heqja e reciprocitetit, SHBA riaktivizon fondet për…

SHBA duket se ka filluar riaktivizimin e fondeve dhe programeve për Kosovën pas heqjes së reciprocitetit nga qeveria e re e Avdullah Hotit ndaj Serbisë.

Një agjenci e pavarur qeveritare e SHBA, Milenium Challenge Corporation informon se ka rifilluar zbatimin e programit të saj për të rritur ekonominë e Kosovës duke ulur edhe varfërinë.

Po ashtu ajo bën me dije se e mirëpret reflektimin e Kosovës, ndërkohë mediat vendase zbulojnë se kjo agjenci amerikane kishte ndërprerë programin kur Albin Kurti, ish-kryeministri i Kosovës vendosi reciprocitetin ndaj Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë.

MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit