Heqja e targave serbe në Kosovë/ Demhasaj: Presioni i Brukselit është orientuar drejt Serbisë!

Heqja e targave serbe në Kosovë/ Demhasaj:…

Vetëm para pak ditë, kryeministri Albin Kurti mori një vendim për heqjen e targave serbe në territorin e Kosovës. Pas këtij vendimi erdhën protesta nga pala serbe, ndërsa Vuçiç mblodhi me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ndërkohë për çështjen në fjalë ka reaguar edhe Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, i cili ka shprehur mendimin e tij lidhur me çështjen në fjalë, teksa ishte ftuar në një emission televiziv në Kosovë. Gjatë fjalës së tij, Demhasaj u shpreh se BE ka shkuar me ofertë të re për presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu Demhasaj u shpreh se Kurti ka gabuar që në fillim me dialogun, sepse tani me vendimin për reciprocitet ata mund të akuzohen për prishje të këtij dialogu. Veç të tjerash, Demhasaj tha se presioni i Brukselit është drejtuar nga Serbia.

Arton Demhasaj tha:


Kompromisi i ofruar nga BE-ja është që serbët të cilët vijnë nga Serbia të vendosin targat siç kërkon Kosova, derisa serbët që jetojnë në Kosovë të vazhdojnë t’i përdorin tabelat ekzistuese që i kanë. Pra qytetarët serb që jetojnë në Kosovë mund të mbajnë targat KS, derisa ata që vijnë nga Serbia të vendosin RKS. Problemi është se tashmë neve mund të na akuzojnë se po prishim dialogun. Pra ky vendim do të ishte dashur të merret para se të futeshim në dialog.


Sa i përket analistit Ylli Hoxha ai është shprehur se kjo krizë e krijuar pas reciprocitetit mund të zgjasë për një kohë më të gjatë.


Ylli Hoxha u shpreh:


Kriza do të vazhdojë pasi BE-ja nuk është e gatshme t’i ofrojë integrim të shpejtë Serbisë, ndërsa SHBA nuk do të bëjë presion te Kosova derisa Serbia nuk kthehet nga NATO por vazhdon lidhjet me Rusinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit