Hera e tretë brenda 7 muajve, Bullgaria shkon sërish në zgjedhje

Hera e tretë brenda 7 muajve, Bullgaria…

Bullgaria shkon në zgjedhje të dielën, për herë të tretë në 7 muaj, për të zhbllokuar ngërçin politik që ka dëmtuar rëndë ekonominë e vendit më të varfër të BE-së, për shkak të një qeverie të paqëndrueshme.

Partia GERB, e udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, pritet të mbështetet nga më shumë se 20% e votuesve. Sipas sondazheve, bojkotimi i procesit pritet gjithashtu të jetë i lartë nga frika e pandemisë së COVID-19.

Sipas përllogaritjeve të fundit, lëvizja anti-korrupsion “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, e formuar pas zgjedhjeve të parakohshme nga ish-ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev do të dalë e dyta. Ndërsa Partia Socialiste, e drejtuar nga Kornelia Ninova, mund të dalë e treta.

Bisedimet për formimin e koalicionit do të jenë të vështira dhe suksesi nuk është i garantuar. Mbajtja për herë të katërt e zgjedhjeve është e mundur, por presioni i opinionit publik për të formuar një qeveri do të jetë i madh.

Nëse Borisov, i akuzuar për korrupsion, fiton; edhe përmbajtja e partive të tjera për t’u bashkuar me të do të jetë e madhe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit