Hero! Polici i shpëton jetën shoferit, gëlltiti marihuanën kur e ndaloi patrulla

Hero! Polici i shpëton jetën shoferit, gëlltiti…

Një ngjarja sa për të qeshur e aq për të qarë ka ndodhur në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një polic është kthyer në heroin e ditës, teksa i ka shpëtuar jetën një shoferi, i cili kur vuri re se iu bë me shenjë të ndalonte mjetin nga policia, gëlltiti një qese marihuane që e kishte me vete, me qëllimin që të mos ia gjente policia, por për pak sa nuk e pësoi nga ky veprim, pasi qesja i ngeci në fyt dhe për pak i mori jetën, nëse do të kishte qenë për ndërhyrjen e policit që e ndaloi.

Sipas medieve të huaja, videoja e publikuar të enjten nga Patrulla e Shtetit të Ohios, tregon oficerin Charles Hoskin, i cili ndalon një makinë dhe i afrohet dritares së shoferit.

Pasi oficeri iu afrua makinës, ai dëgjohet duke e pyetur burrin se a mund të merrte frymë, dhe për pak çaste i dyshuari pa këmishë del nga automjeti.

Të dy më pas ecin në një zonë të sigurt prapa makinës, duke lejuar oficerin të kryejë manovrën Heimlich për t’ia nxjerrë qesen me marihuanë, që si duket po ia zinte frymën këtij burri.

Disa sekonda më vonë, një qese fluturon nga goja e tij.

“Çfarë keni gëlltitur?”, oficeri e pyeti të dyshuarin, sipas pamjeve.

“Unë kisha një gram marihuanë, zotëri”, përgjigjet ai.

Departamenti publikoi pamjet në llogarinë e tij në Twitter, derisa iu bëri thirrje shoferëve të mos gëlltisin drogë kur ndalohen me makinë nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit