FOTO/ Heronjtë me bluza të bardha të ushtrisë, 95 vjet Mjekësi Ushtarake

FOTO/ Heronjtë me bluza të bardha të…

Nga Gent Domi

Rasti e pruri që ta njoh Spitalin Ushtarak që nga fillimi i viteve 60-të dhe ajo që kujtoj është rregulli dhe disiplina e jashtëzakonshme, të paimagjinueshme për ata që nuk kanë pasur lidhje me të!

T’i tregosh sot ato, nuk të beson njeri!

Familjarët (njëri, më i afërti), nuk mund të hynin brenda pa fletë-hyrje të plotësuar nga shefi i pavionit dhe vetëm në orarin e përcaktuar për vizita.

Dhe të tilla leje nuk jepeshin shpesh.

Kam dëgjuar se në kohën kur drejtonte Dr. Sinan Imami, dita fillonte me rreshtim dhe ngritje flamuri.

Mjekët me uniformë ushtarake (veçanërisht kur ishin gradat), sipër të cilës vishnin bluzën e bardhë, të impononin respekt.

Fotot historike nuk ka nevojë për koment.

Por përveç drejtorit, Dr. Sinan Imami (për të cilin është dhe shkrimi në lidhjen e mëposhtme), unë arrij të shquaj Dr. Maksut Dërrasën (rreshti i l-rë, i treti nga e majta) dhe Dr. Rexho Kardhashin (rreshti i ll-të, i pesti nga e djathta).

Të shohim se ç’aktivitet ka sot!

[ngg src=”galleries” ids=”179″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Artileria Shqiptare/ Autor: Gent Domi/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Foto nga: “Albanian-Transport.com”

Foto nga: Q.M.K.SH., Ekspozita e Shtëpisë së Fëmijës dhe Baza Ajrore Farkë.

https://www.qmksh.al/2-shkurt-1905-lindi-dr-sinan-imami-themeluesi-i-sherbimit-mjekesor-ushtarak/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit