Hetime private për vrasjen e Santiago Malkos/ Përplasje në sallën e gjyqit, motra: Po më detyroni t’i lë fëmijët jetim

Hetime private për vrasjen e Santiago Malkos/…

Përplasje të forta ka pasur sot në sallën e gjyqit ku trajtohet çështja për vrajën e ish-policit Santiago Malko. Mësohet se, avokatët e vëllezërve Leonard dhe Elis Duka kërkuan pavlefshmërinë e akt-ekspertizës të bërë nga Prokuroria e Posaçme për makinën e parë në pamjet filmike.

Për këtë, avokatët kanë depozituar një ekspertizë private, përmes të cilës pretendojnë, se materialet e përcaktuara nga hetimet e SPAK, nuk çojnë në identifikimin e llojit të makinës, të targës apo të personave që ndodheshin brenda mjetit.

Kërkesa e palës mbrojtëse, u prit me tension nga familjarët e Santiago Malkos, e ëma dhe motra. E ëma u shpreh se është dëmtuar hetimi nga pala mbrojtëse ashtu edhe duke publikuar pamjet filmike, e për rrjedhojë duke dëmtuar hetimin. Teksa u ashpërsua debati mes palëve trupa gjykuese vendosi të nxjerrë jashtë të ëmën e të ndjerit.

Po ashtu edhe motra e viktimës duke iu drejtuar avokatëve të palës së akuzuar, duke thënë se po bëhet padrejtësi dhe devijim hetimesh.  “Po më detyroni të lë jetim edhe fëmijët e mi, siç i ka lënë vëllai im, nuk mund të bëhen hetime private”, ka deklaruar motra,.

Në fund të seancës, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për mospranimin e akt-ekspertizës private.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit