Hetimet për Beqajn, në skemën e pastrimit të parave edhe restoranti i Ermal Mamaqit

Hetimet për Beqajn, në skemën e pastrimit…

Ilir Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre. SPAK ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim i lëvizjes jashtë vendit. Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj si dhe nuk konstatoi fryrjen e kostove nga ana e komisionit.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajt. Në dosje përmendet kompania “Luga e Artë” me veprimtari shërbim kateringu. Në një prej rastet ilustuar në dosjen hetimore, Kurtulaj komunikon me administratoren, Dhurata Thanasi për një faturë prej 259 mijë lekësh të prerë për shërbimet e kësaj kompanie.

Në dosje përmendet edhe një restorant i njohur në kryetqytet, “Me Nam” në pronësi të barabartë mes Fisnik Filit dhe aktorit të famshëm Ermal Mamaqi.

“Subjekti tregtar “Dhurata Thanasi Person Fizik me nipt L61501022A, nr. cel. 069***, me emin tregtar “Luga e Arte”, me fushe veprimtarie “Tregtim me pakice te produkteve ushgimore tipike shiptare, me adrese TIRANE Rr : Muharrem Butak, Pallati Rinia.

Date 14.11.2023, 08:41:17, me pershkrimin “Sherbim Kateringu” ne vleren 259000 leke. Ne dt. 14.11.2023 shtetasi Ermal Kurtulaj 068* ka patur komunikimin me nr: cel. 69** (identifikuar ne aplikacionin True Caller si Dhurata Thanasi Luga), komunikim me te cilin shtetasi Ermal Kurtulaj i kerkon kesaj qe te futet ne aplikacionin BKT Smart dhe ti coje ne ËhaisApp Ermalit te dhenat e logarise ku do te behet trasnferia. Me date 30.11.2023, Ermal Kurtulaj komunikon me Dhuraten dhe duke qene se parate i kane kaluar ne llogari i kerkon asaj te takohen, ku ajo i komunikon se i ka terhequr dhe nga takimi i filmuar nga rezulton se prej saj i eshte dhene shuma e parave.

Nga komunikimet shte mêsuar se keta dy shtetas jane takuar te bar “Masha” te rruga e “Kosovarëve”. Ne date 1.12.2023, jane marre pamjet filmike te subjektit “Bar MASHA”, ndodhur nẽ rrugën e “Kosovarëve”, Komuna e Parisit, për daten 30.11.2023 ku nga pamjet filmike ështe evidentuar se shtetasi Ermal Kurtual ka mberritur aty në ora 12:27 me mjetin tip LandRover me targa AB720JO ge eshte nễ pronesi te vellait te tij Sabjan Xhemal Kurtulaj. Nga kéqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj takohet nẽ date 30.11.201223, ora 12:32 me njẽ grua (ge duhet te jete shtetesja Dhurata Thanasi) nẽ trotuarin ngjitur me Bar “Masha”. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në orën 12:32:13 shtetasi Ermal Kurtulaj merr nga shtetasja Dhurata Thanasi nje send (ne dukje si leter apo para) te cilar i merr me doren e djathte dhe i kalon te dora e tij e majte dhe me pas i fut ne xhepin e majte te pantalionave.

Me shkresen nr. 16358 prot., dt. 04.12.2023 ishte kerkuar informacion prane bankes BKT me qellim verifikimin e levizjeve nga llogaria bankare e shtetases Dhurata Thanasi si tregtar person fizik, “Dhurata THANASI” NIPT: L61501022A dhe nga shkresa e ardhur rezulton se ajo ka kryer terheqje ne daten 30.11.2023. Këto fatura rezulton të jenë lëshuar nga shtetasi Fisnik Fili, por në fakt i përkasin restorantit “GZONA” dhe këto veprime janë kryer për qëllim që të fshihet lidhja mes Gzonës dhe shtetasit Ilir Beqaj, që është dhe vetë Drejtuesi i SASPACU-t që monitoron këto projekte”, thuhet në dosjen e SPAK.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit