Hetimet për vrasjen e Koçit, prova të reja nga kompjuterët e shokut të tij

Hetimet për vrasjen e Koçit, prova të…

Hetimet për vrasjen e Eglant Koçit kanë marrë një drejtim të ri, pas analizës së kompjuterëve të sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt. Sipas burimeve hetimore, në pajisjet elektronike janë gjetur të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, të cilat dyshohet se mund të jenë të rëndësishme për zbardhjen e motivit të krimit, duke forcuar pistën e një vrasjeje me motive financiare.

Ekspertët e Laboratorit Kriminalistik kanë arritur të rikuperojnë materiale të tjera me vlerë për hetimin, të cilat po analizohen nga grupi hetimor. Në bazë të këtyre provave, po shqyrtohet edhe mundësia e ndryshimit të kualifikimit të veprës penale nga “vrasje me dashje” në një vepër më të rëndë, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme të hetimit.

Sipas dosjes hetimore, Armand Shakaj dyshohet se ka vrarë mikun e tij, Eglant Koçi, dhe më pas ka fshehur trupin duke e hedhur në një humnerë në zonën e Elbasanit. Trupi i pajetë u gjet rreth dy javë më vonë në gjendje të dekompozuar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi se viktima ishte qëlluar me armë zjarri në kokë. Ndërkohë, i dyshuari vijon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet po kontaktojnë familjarët e tij me qëllim bindjen për vetëdorëzim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit