Hetimi i aksidentit në Gramsh/ 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar, të ulur në stola druri

Hetimi i aksidentit në Gramsh/ 7 pasagjerë…

Shkaku i aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gramsh dyshohet se ka ardhur si pasojë e numrit të pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit