Hetoi një sërë çështjesh të rëndësishme, kërcënohet me jetë prokurori

Hetoi një sërë çështjesh të rëndësishme, kërcënohet…

 

Kërcënohet me vdekje prokurori i njohur I Maqedonisë së Veriut Ljubomir Joveski. Të mërkurën, prokurori ka marrë një letër me kërkesë për lirimin nga ndjekja gjyqësore e gazetarëve Goran Momirovski dhe Dragan Milosavljeviç.

Menjëherë Prokuroria publikoi letrën që i ka mbërritur Joveskit, e cila është shkruar në aanglisht dhe e shtypur në gjuhën maqedonase.

“Ne po presim pikërisht atë moment për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të mbeteni gjallë. Ne jemi një organizatë terroriste, që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”, thuhet në letrën dërguar Joveskit.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit