Hidhet në erë pallati në Durrës, dëmtohen ndërtesat rreth tij

Hidhet në erë pallati në Durrës, dëmtohen…

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh sot në Durrës.

U deshën 1 100 kapsolla dhe 40 kilogram lëndë shpërthyese për ta hedhur pallatin në tokë.

Shërthimi shkaktoi dëme materiale edhe në godinat përreth. Xhamat e disa dritareve u thyen nga forca e shpërthimit.

Pas shembjes së pallatit, tani nevojitet heqja e inerteve nga vendi ku ishte ndërtuar ai.

 

Burimi: boldnews.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit