Hidhet nga kati i 4, humb jetën i riu

Hidhet nga kati i 4, humb jetën…

Një i ri ka humbur jetën në Elbasan, pasi sipas policisë, është hedhur nga kati i katërt i banesës.

“Në lagjen ‘Beqir Dardha’, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit