Hidhet nga kati i tretë, i riu dërgohet me urgjencë në Tiranë

Hidhet nga kati i tretë, i riu…

Pasditen e sotme, një ngjarje e rëndë raportohet nga Bulqiza, ku një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, duke tentuar që të vrasë veten, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Lagjen e Re’ të qytetit të Bulqizës.

I plagosuri është transportuar me urgjencë me ambulancë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar. Ende nuk dihen motivet që e shtynë 29-vjeçarin që të tentonte vetëvrasjen./ abcnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit