Hidhet nga ura dhe humb jetën, shqiptarja që shkatërroi organizatën e prostitucionit në Itali

Hidhet nga ura dhe humb jetën, shqiptarja…

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike Adelina Sejdini, 47-vjeçarja shqiptare, e cila bashkëpunoi me policinë italiane për të shkatërruar një grup mafioz që shfrytëzonte vajzat për prostitucion.

Ajo ka vrarë veten duke u hedhur nga ura. Sejdini më parë është shfrytëzuar nga grupet mafioze italiane për prostitucion.

Ajo denoncoi tutorët e saj në vitin 1996, kur ajo ishte vetëm 22 vjeçe.

Mediat italiane shkruajnë se të shtunën e kaluar ajo u vetëvra duke u hedhur nga një mbikalim hekurudhor: kështu vdiq Adelina Sejdini, një ish-prostitutë e lindur në Durrës, e cila pati guximin të denonconte shfrytëzuesit e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit