Hidhet shorti për në finalen e Champions League, kush janë 4 skuadrat...

Hidhet shorti për në finalen e Champions…

Aktualisht janë 4 skuadra që e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale; Atalanta, Atletico Madrid, Leipzig dhe PSG.

Pritet të luhen takimet e kthimit, për t’u përcaktuar 8 ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt trofeut. 

Takimet e kthimit janë: Bayern Munchen-Chelsea, Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon.

Megjithatë, edhe pse ende nuk janë vendosur emrat e 8 ekipeve, shorti ka përcaktuar çiftet çerekfinaliste, që janë si më poshtë:

Çifti 1: Manchester City ose Real Madrid – Juventus ose Lyon

Çifti 2: Leipzig – Atletico Madrid

Çifti 3: Barcelona ose Napoli – Bayern Munchen ose Chelsea

Çifti 4: Atalanta – PSG

Pasi u mësuan çiftet çerekfinaliste, u hodh shorti edhe për gjysmëfinalet.

Shorti i gjysmëfinaleve

Çifti 1 – Çifti 3 (Fitues 1)

Çifti 2 – Çifti 4 (Fitues 2)

Finale Lisbonë

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit