Hije të forta dyshimi, mjeku: Laboratori i ISHP nuk është i akredituar!

Hije të forta dyshimi, mjeku: Laboratori i…

Dyshime të forta për akreditimin e laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik, ka hedhur mjeku Ilir Pecnikaj.

Në një intervistë për Fax Neës, mjeku u shpreh se në Shqipëri bëhen shumë pak testime dhe situata e COVID-19 është në një mjegullim të plotë.

Më tej, ai shtoi se laboratori i ISHP nuk është akredituar, por ka licencë vetëm për metodën e testimit.

“Për mua është problematike është që laboratori i ISHP-së nuk është i akredituar, është e akredituar vetëm metoda. Është jashtëzakonisht e mbyllur situata që ndodh në Infektiv, ne nuk njohim asnjë person pozitiv, pasi është komplet e ndaluar nga MSH dhe ISHP, sa i takon anës klinike unë nuk jam në gjendje të flas për këtë pjesë. Nuk e di se pse duhet të mbahen kaq shumë të fshehur personat që janë pozitiv, atje në rast se një person është pozitiv, izolohen të gjithë personat që kanë pasur kontakt me të. Ne duhet që të mbyllim vatrat e infeksionit”, tha mjeku ndër të tjera.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit