Hienat që hëngrën kismetin e shqiptarit!

Hienat që hëngrën kismetin e shqiptarit!

Libri i madh i mashtrimeve dhe premtimeve të shkërromoqura nuk paska fund. Bashkautorët mblidhen nga çdo kah dhe secili lë “nga një fjalë” “nga një gjurmë” që në fakt është një shuplakë për të na zbythur!

Kapitulli i parë në librin e premtimeve quhej “Eksodi pambarim”. Personazhi arratiset pasi doli nga burgu ku qëndroi për gjysmëshekulli dhe vraponte e vraponte pa e ditur se ku, për t’i hapur rrugën një eksodi tjetër më të rrezikshëm, me pasojë të rëndë, atë të zhbërjes…

Dhe mbeti gjithmonë rrugëve, pa rol e pa pozicion në shoqëri !

Pastaj ra në grackën e “Piramidës Magjike” aty shkruhej për superheronjtë, që do mbronin bashkëkombësit nga varfëria dhe do t’i jepnin madhështi, por madhështinë e donin për vete.. Po të shfletosh librin, në grackën e piramidës janë ende. Uria e madhe i mori dinjitetin, i beri rob, i zhveshi, i zbrazi, dhe i hodhi si lule nëpër brigjet e Adriatikut!

Disfatat vazhdojnë por në libri shkruhet përsëri me penë të artë por fjalë boshe dhe “vepra madhore” !

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit