Himarë, moti i keq rrezikon jetën e një familje, tre persona i zë furtuna në det

Himarë, moti i keq rrezikon jetën e…

Moti i keq që ka përfshirë vendin ditën e sotme, ka shkaktuar pasoja jo të vogla edhe në bregdet.

Tre pjesëtarë të një familje i ka zënë furtuna në det në Himarë, për shkak të motit të keq që përfshiu sot vendin.

Tre pjesëtarët e një familje dolën për të mbledhur rrjetat në det me barkë.

Mësohet se babai dhe djali kanë dalë nga deti, por është në kërkim gruaja.

Djali është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje shoku.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit