Hipopotami i Eskobarit përplaset nga makina dhe ngordh në vend

Hipopotami i Eskobarit përplaset nga makina dhe…

Një hipopotam i Pablo Eskobarit, në Bogota të Kolumbisë, ka ngordhur, pasi u përplas nga një makinë. Hipopotami ngordhi në vend, ndërsa personi në makinë mori kujdes mjekësor.

Zyrtarët thanë se “situata si këto konfirmojnë se prania e hipopotamave në rajon është një problem mjedisor dhe social, i cili kërkon zgjidhje nga institucionet në kohë”.

Hipopotamët u futën ilegalisht në Kolumbi në vitet 1980 nga Escobar si pjesë e një koleksioni kafshësh ekzotike që ai grumbulloi në fermën e tij rreth 250 kilometra nga Medellín. Pas vdekjes së tij në 1993, autoritetet zhvendosën shumicën e kafshëve, por jo hipopotamët sepse ishin shumë të vështirë për t’u transportuar, raporton CNN.

Që atëherë, ata janë riprodhuar me shpejtësi dhe tani ka rreth 130-160 hipopotam, të përhapur përtej fermës së mëparshme të Escobarit, ku ata filluan si një popullsi prej vetëm një mashkulli dhe tre femrash.

E shpallur kohët e fundit një specie pushtuese në Kolumbi, kërcënimi i hipopotamëve për bujqësinë dhe sigurinë e njerëzve është dokumentuar. Po ashtu flitet edhe për ndikimin e mbetjeve të hipopotamave në nivelet e oksigjenit në trupat ujorë, të cilët mund të ulin cilësinë e ujit dhe të shkaktojnë vdekje masive të peshqve.

Autoritetet janë përpjekur të kontrollojnë bumin e popullsisë së kafshëve me sterilizime, shigjeta kontraceptive dhe së fundmi njoftuan një plan prej 3,5 milionë dollarë për të zhvendosur 70 hipopotam në vendet e shenjta në Meksikë dhe Indi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit