
Prej mbrëmjes së kaluar, disa prej mbikalimeve kryesore në autostradën Tiranë–Durrës janë hequr duke vënë në vështirësi serioze kalimin e këmbësorëve.
Mbikalimet në zonën e njohur si “te Coca-Cola” dhe “te Vodafone” janë hequr papritur dhe pa asnjë lajmërim, duke e bërë të pamundur kalimin e sigurt për qytetarët.
Heqja e tyre ka shkaktuar kaos për kalimtarët, të cilët tashmë nuk kanë më asnjë mënyrë të sigurt për të kaluar rrugën.
“Jemi mbi 230 punonjës që çdo ditë shkojmë në punë në qendrën tregtare, dhe kalimi i autostradës është bërë i rrezikshëm. Mbikalimet janë hequr pa asnjë paralajmërim. Kjo është e rrezikshme,” – thotë një banor i zonës.
Në total, rreth 45 mijë banorë të Yrshekut dhe zonave përreth preken nga ky vendim, ndërsa mungesa e mbikalimeve po i detyron qytetarët të rrezikojnë jetën duke kaluar përmes rrugës së shpejtësisë së lartë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet dhe rikthimin e mbikalimeve ose ndërtimin e një zgjidhjeje alternative për kalimin e këmbësorëve.
Denoncimi 1:
“E hoqen dhe mbikalimin te Coca-Cola, ku do kalojn njerzit tani, 45 mije banor te Yrshekut?”
Denoncimi 2:
“I kan hequr gjithe mbikalimet ne autostraden Tirane-Kashar”
Denoncimi 3:
“Pershendetje, ju lutem beni nje lajm se i kane hequr mbikalimet ne autostrad dhe nuk kalojne dot njerzit”
Denoncimi 4:
“Pershendetje jam nji banor i yrshekut jemi punojs ne QTU por mbreme i kane hequr mbikalimet si te vodafoni edhe te Coca-Cola nuk e di si do shkojm ne pune. Ju lutem publikoje kyt sms faleminderit. jemi mbi 230 punojs ne QTU faleminderit”