“Hiqini maskat, virusi del vetëm pas orës 8”/ Robert Radoja tallet keq me qeverinë në protestë

“Hiqini maskat, virusi del vetëm pas orës…

Në protestën e artistëve para Kryeministrisë ditën e sotme, i pranishëm ishte edhe kompozitori i njohur Robert Radoja.

Ai kundërshton vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

Radoja ironizon duke i ftuar njerëzit të heqin maskat, sepse virusi transmetohet vetëm pas orës 20:00.

“Mos kini frikë nga unë, hiqni maskën se nuk e transmetojmë. Pas orës 8 të darkës transmetohet. Gjithë ditën kafet janë plot nuk transmetohet. Pas orës 20:00 transmetohet përmes muzikës. Një njeri në një qoshe i bie pianos. Këto janë pa kuptim. Nuk e kuptoj dot.

Megjithatë. Artistët janë individualistë. Ishim 20 veta ne këtu dhe 1500 policë. Policët duhet të marrin një buqetë me lule”, tha Radoja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit