‘Hiqni kapelet’, protestuesit te Teatri thirrje në kor efektivëve të policisë: Poshtë diktatura

‘Hiqni kapelet’, protestuesit te Teatri thirrje në…

“Poshtë diktatura”, janë brohorimat që dëgjohen nga qytetarë, apo aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Bulevard, ndërsa policia mban të rrethuar zonën.

Ndërsa tentuan të thyejnë kordonin e policisë, ata i bënë thirrje efektivëve të policisë të heqin kapelet e të bashkohen me ta në protestë. “Hiqni kapelet”, ishin thirrjet në kor që dëgjoheshin për tyre në adresë të efektivëve të policisë.

Kurse Aktori Mehdi Malkaj tha  i përlotur për prishjen e Teatrit Kombëtar shprehet se tashmë Shqipëria është në diktaturë.

Ai vazhdoi:

Këta janë hiena, është një shtet karagjoz. Këta janë të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Iku një histori e bukur, historia e Teatrit. Iku, populli shqiptar tani është në gjumë, nuk e di se çfarë të them, nuk kam fjalë.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit