Histori shqiptarësh| I vjedh orenditë shtëpiake motrës, del i shet në treg

Histori shqiptarësh| I vjedh orenditë shtëpiake motrës,…

Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur në Skënderaj të Kosovë. Vëllai i ka hyrë në shtëpi motrës dhe i ka vjedhur një sobë gatimi dhe një lavatriçe.

Më pas ai ka shkuar në treg për t’i shitur me vetëdije të plotë se çfarë po bënte. Madje burri ishte pas aktit, ka kanosur vëllain dhe babain e tij për të mos kallëzuar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Skenderaj, 17.01.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, pronë e motrës së tij . I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit