Historia e dy ushtarëve që u arratisën nga regjimi komunist, 8 orë me not drejt Korfuzit

Historia e dy ushtarëve që u arratisën…

Ismail Taipi dhe Musa Ahmeti janë dy ushtarët që kanë tronditur regjimin komunist në Shqipëri, pai u arratisën me not drejt Korfuzit. Plot 8 orë kanë notuar Ahmeti dhe Taipi për tu larguar nga vendi i tyre.

Gazeta Albanian American, e cila dilte asokohe në Boston në SHBA, e ka dhënë lajmin me titullin: “Më mirë në fund të detit, a na bark të peshkut se sa në parajsës komuniste të Shqipërisë”

Gazeta përcolli historinë e dy ushtarëve përmes korrespondentëve që kishte në Greqi.

Historia e dy ushtarëve:

Të dy djemtë ishin me origjinë çame. Në vitin 1945, kur ata ishin 11 vjeç, prindërit e tyre të përzënë nga grekët, u vendosën në lagjen “Skelë” të Vlorës. Pasi mbaruan shkollën fillore, nga nevoja ekonomike u detyruan të bëhen punëtorë krahu. Paga që merrnin ishte shumë e vogël, ndërsa lodhja shumë e madhe. Jeta u bëhej çdo ditë e paduruar, e vështirë dhe e mërzitshme. Gazeta shkruante: “Këta djelmosha prisnin të shikonin së shpejti parajsën socialiste që u predikohej çdo rast dhe në çdo vend nga agjitpropët e partisë e qeverisë. Pritën vite e vite me radhë, por horizonti, qielli dhe toka e Shqipërisë, në vend që të zbardheshin, errësoheshin edhe më tepër. Jeta e punëtorit në Shqipëri, sikurse jeta e të gjitha masave të tjera punonjësve, sapo vinte bëhej më e paduruar”.

Paga që merrnin nuk u dilte as për 3 ditë. Ata shfrytëzuan kohën kur u thirrën ushtarë. Fati e deshi të ishin të dy. Kur kompania e tyre u nis për të instaluar linjën telefonike Vlorë-Himarë-Sarandë-Butrint, ata gjetën rastin për arratisje. U nisën natën për të çarë 7 miljet me not në drejtim të Korfuzit. Iu lutën Zotit që t’i ndihmonte në këtë aventurë të pabesueshme, por vetëm të ikin prej ferrit komunist.

Notuan plot 8 orë deri sa ia dolën të dilnin në Korfuz. Iu dha menjëherë ndihma e parë sepse ishin të lodhur e stërmunduar nga kjo sakrificë. Ishin betuar që më mirë t’ia hanin peshqit se sa të burgoseshin nga regjimi komunist.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit