Historia e "Fontava di Trevi" në Romë dhe çfarë ndodh me monedhat që hidhen

Historia e “Fontava di Trevi” në Romë…

Roma është një nga qytetet më të vizituara në botë me 21 milionë turistë. “Fontana di Trevi” është vendi, ku asnjë turist nuk mungon të shkojë. Për qindra vjet, kur janë në Romë, vizitorët janë dyndur tek shatërvani për të hedhur një monedhë dhe për t’iu plotësuar dëshirat për shëndet dhe dashuri.

Në vit, mblidhen me miliona euro, të cilat shkojnë të gjitha për bamirësi. Në vitin 2022, “Caritas” mblodhi 1.4 milionë euro nga shatërvani dhe pret të ketë mbledhur edhe më shumë në vitin 2023. Nxjerrja e monedhave është një punë e gjatë dhe përfshin punëtorë nga shërbimi rajonal, të cilët përdorin fshesa të gjata dhe zorrë thithëse. Monedhat më pas i jepen Caritas-it, ku thahen me tharëse dhe renditen e numërohen.

Tabelat rreth shatërvanit shpjegojnë se monedhat do të shkojë për bamirësi, një mendim që kënaq shumë prej turistëve që pozojnë pranë monumentit.

Ditë e natë, turma njerëzish grumbullohen rreth shatërvanit për ritualin e hedhjes së monedhës dhe fiksimit të momentit përmes fotografive. Legjenda thotë se nëse hidhni një monedhë me dorën e djathtë mbi shpatullën e majtë në shatërvan, do të ktheheni sërish në Romë.

Unë po hedh një monedhë siç thonë ata nëse hedh një monedhë kthehesh në Romë dhe gjithashtu sepse dua të bëj dëshirën për të gjetur dashurinë”, tha Carola nga Kili.

Dy herë në javë, deri në katër punëtorë mbledhin monedhat, tha Francesco Prisco, një menaxher në ACEA. Shatërvani kullohet për pastrim dy herë në muaj.

Operacionet e grumbullimit dhe pastrimit kryhen sa më shpejt që të jetë e mundur në përpjekje për të reduktuar kohën e ndërprerjes së shatërvanit,” tha ai.

Pasi monedhat janë futur në një rresht të gjatë nga një fshesë e gjatë, ato thithen me zorrë dhe dërgohen në zyrën e Caritas-it, ku punonjësi Fabrizio Marchioni i shpërndan në një tavolinë të madhe për t’u tharë.

Por në shatërvan nuk janë gjetur vetëm monedha. Punëtorët kanë hequr edhe bizhuteritë apo protezat.

Shatërvani i Trevit, i përfunduar në 1762. Hyrja në ujërat e saj është e ndaluar dhe turistët përballen me gjoba nëse futen brenda rrethimit. Po ashtu, pranë shtërvanit është edhe një paralajmërim për të mos vjedhur monedhat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit