Historia e frikshme e "ujkut të natës"/ Si ekzekutoi mbi 80 gra

Historia e frikshme e “ujkut të natës”/…

Një histori sa e rrallë aq dhe tmerruesve vjen nga Rusia.

Një vrasës serial ka pranuar së fundmi se ka masakruar të paktën 84 gra, duke përdorur cekiçë, sëpata e kaçavida.

Bëhet fjalë për ish-policin rus Mikhail Popkov, i njohur ndryshe si “Ujku i Natës”, i cili është përballur dy herë me drejtësinë për vrasjen dhe përdhunimet e grave që kryesisht ishin të grupmoshave 18 deri në 50 vjeç.

Ai ka kryer vrasje nga viti 1992 deri në 2010 por hetuesit e çështjes Popkov thonë se numri total i viktimave me shumë gjasa i kalon 100 dhe mund të jetë “afro 200”.

Tashmë ky kriminel është zhvendosur nga burgu i Lindjes së Largët ruse në qytetin e Irkutsk për hetimet e një çështje të re.

Përmes një video të re makabre, maniaku 56-vjeçar pranon vrasjen e një gruaje që kishte marrë në makinë në rrugën Karl Marx në qytetin e tij të lindjes Angarsk.

Në  pamje ai shihet duke vizituar skenën e krimit ku akuzohet se e ka përdhunuar dhe vrarë viktimën.

Popkov pranoi se e detyroi gruan të bënin seks dhe i tha detektivëve: Më pas bëmë sherr dhe e vrava. E godita në kokë. Ajo ra përtokë dhe nuk tregonte shenja jete.

Hetuesi i çështjes kolonel Evgeny Karchevsky, jka thënë më herët: Jam i sigurtë që Popkov ka kryer më shumë se 100-krime, ndoshta afro 200.
“Ishte e pamundur për të që të hiqte dorë.

“Ujku i Natës”  është shpallur fajtor për vrasjen e 81 grave, ndërsa tre çështje kanë skaduar prej mbarimit të afatit të kufizimit kohor.

 “Kisha punaur në Torbeyevsky Tsentral për 10 muaj pushime, prandaj desha pak pushim. E dija që do më sillnin në Irkutsk.”- ka deklaruar vrasësi në rrëfimin e tij.

/Gazetaatdheu.com/

[ngg src=”galleries” ids=”200″ display=”basic_imagebrowser”]

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit