Historia e futbollistit të Kroacisë, nga punëtor ndërtimi në Europian

Historia e futbollistit të Kroacisë, nga punëtor…

Marko Pasaliç, sulmuesi i kombëtares së Kroacisë ka treguar historinë e tij të veçantë përpara se të futej në kombëtaren e cila këtë vit do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani.

23-vjeçari lindur dhe rritur në Karlsruhe të Gjermanisë thotë se pak vite më parë punonte në Gjermani si punëtor ndërtimi. Ëndrra për tu bërë futbollist nuk i ishte shuar asnjëherë, dhe në momentin që ai mori ftesën ishte një ndjesi e papërshkrueshme.

Kam filluar futbollin në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit, më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punoja në ndërtim. Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë. Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër ose kur jashtë ishte 35 gradë. Pas 6 apo 7 muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi! Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë”, tha Pasaliç.

Ai tregon se në momentin që trajneri Zllatko Daliç e kishte telefonuar duke i përcjellë ftesën për të qënë pjesë e kombëtares kroate, nuk po e besonte.

Jeta ime rrotullohej rreth kombëtares së Kroacisë. Deri në momentin që trajneri më ftoi për tu bërë pjesë e ekipit dhe plotësova dëshirën më të madhe. Kur po udhëtoja drejt stadiumit të Zagrebit për t’iu bashkuar ekipit, ishte një ndjesi e papërshkrueshme”.

Marko Pasaliç u tregon bashkëmoshatarëve që të mos heqin dorë nga ëndërrat dhe të luftojnë fort për to.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit