Historia e 'Gjeneralit' Nehat Kulla... banda që bënte ligjin në Tiranë dhe lidhja me Fatos Nanon

Historia e ‘Gjeneralit’ Nehat Kulla… banda që…

Ditën e djeshme si pasojë e një ataku kardiak por edhe infektimit me COVID-19, ndërroi jetën, Nehat Kulla, i njohur ndryshe dhe me nofkën “Gjenerali”.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në banesën e tij, ku Kulla qëndronte prej pak kohësh pasi kishte dalë nga burgu.

Ai ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish-shoferi i ish-zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla e ka vuajtur dënimin në burgun e Fushë-Krujës, që nga koha kur u arrestua në vitin 2005.

Por kush ishte Nehat Kulla?

Historia rrëqethëse e Nehat Kullës/ Miku i kryeministrit, ku i ...

Ai ishte kreu i një bande që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997.

Nehat Kulla njihej dhe si ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997 dhe u vetëquajt ‘gjeneral’ në kohën e trazirave të luftës civile në Shqipëri.

Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Në moshë të re, Kulla, u arrestua gjatë periudhës së komunizmit për plagosje me thikë dhe dënohet nga Gjykata e Tiranës.

LIDHJET ME POLITIKANË TË FUQISHËM

 

Një foto e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano, qarkulloi bujshëm disa kohë më parë, foto kjo e publikuar nga kundërshtarët e tij politikë.

Ata deklaruan se, Nano kishte lidhje me kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Daljet e shpeshta të tij nga burgu, i rritën këto dyshime mbi lidhjet e tij të ngushta me politikën.

KREU I NJË BANDE KRIMINALE

Kulla njihej si kreu i një bande kriminale që vepronte në zonën e Tufinës në Tiranë, që u krijua gjatë trazirave të viteve 1997-1998.

Ai mbajti të pacenuar repartin “Xhenios” së bashku me familjarë, miq e të afërm, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë.

“I forti i Tiranës” dhe të ashtuquajturit “ushtarë” të tij, e mbajtën nën kontroll repartin për një farë kohe, ndërsa ai u pagëzua me nofkën “Gjenerali” nga banorët e zonës, si një person me shumë influencë.

Kulla, gjatë vitit 1997, arriti të krijonte edhe një komisariat të mirëfilltë policie, kohë kjo kur shteti kishte rënë. Ai u garantonte qetësinë banorëve të Tufinës dhe Kinostudios dhe askush nuk guxonte të kalonte në territorin ku vepronte ai dhe banda e tij.

Harta ku ai kishte shtrirë ndikimin e tij ishte e pacenueshme. Banda njihet për shumë krime të frikshme të ndodhura në atë kohë.

NOFKA “GJENERALI”

Si e vrau shoferin e ish-zv.ministrit të Arsimit Nehat Kulla dhe ...

Ai u vetëquajt ashtu pasi në vitin 1997 grabiti një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Kulla ishte i vetmi në atë kohë që posedonte një mjet të tillë në vend dhe shoqërohej gjithnjë nga një eskortë e armatosur me automatikë. Ai vetë ka pozuar disa herë për mediat me uniformë dhe automatik, të cilin s’e lëshonte nga dora./Burimi: JOQ-Albania/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit