Një grua e re në moshë italiane u kthye sërish në Itali, pasi ishte mbajtur peng për 18 muaj në Afrikën Lindore. Silvia Romano është ndër emrat më të lakuar për momentin në mediat italiane, për shkak të historisë të saj të pazakontë.
Ajo u ul së fundmi në Aeroportin e Romës, ndërsa ka zbuluar edhe fytyrën, duke hequr maskën që mbante për shkak të Covid-19. Gruaja ka takuar përzemërsisht të afërmit të saj, kurse ka prekur me brryl ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, në vend se ta takonte në një mënyrë miqësore, raportojnë mediat e huaja.
Silvia Romano, 24 vjece, italiane, po punonte me një grup vullnetarësh humanitarë nga Italia në Kenia, kur ajo u rrëmbye në nëntor 2018 nga një grup i armatosur. Kryeministri italian Xhuzepe Konte ka falënderuar agjentët e vendit që bënë të mundur riatdhesimin e Romanos në Itali, nga Somalia, ku ajo kishte qenë së fundmi. Romano u dërgua në Ambasadën Italiane në Mogadishu pasi ajo u la e lirë.