Historia e Hueyda el Saied| Si rrëmbeu zemrat e shqiptarëve vajza nga Sudani

Historia e Hueyda el Saied| Si rrëmbeu…

Gjatë ditës së sotme u bë e ditur ndarja nga jeta në moshë të re e artistes Huyeda el Sayed. Artistja e dashur për publikun shqiptarë, mbylli sytë në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe kjo pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. E ndjera kishte pak kohë që kishte kurorëzuar lidhjen e saj me partnerin, teksa kishte një djalë, Gabrielin. Ndërkohë kujtojmë se artistja ishte një nga ato pak vajza që kishin provuar të bënin gjithçka sa i takon televizionit. Ajo dinte të këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore. Ajo ka lindur në Tiranë, por është me prejardhje nga Sudani, ndërsa gjithmonë fliste me krenari për origjinën treçerek sudaneze dhe çerek shqiptare.

Ndërkohë para pak kohësh ajo ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku rrëfeu disa nga historitë që ajo kishte përjetuar në momentin që ishin vendosur në Shqipëri.  Artisten e kemi parë kudo në ekran, konkretisht në ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Ajo ka marrë pjesë edhe në festivalet e muzikës shqiptare, ndër ta ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’. Por vecc këtyre. ajo ka shkëlqyer edhe në fushën e kërcimit si një balerinë e shkëlqyer.

Në një intervistë për Revista Who, Hueyda ka zbuluar 10 gjëra të cilët janë të panjohura për publikun.

-Familjarët ose miqtë e ngushtë më thërrasin Edi sepse kur isha e vogël nuk arrija të shqiptoja emrin tim.

-Jam juriste. Ju më njihni si prezantuese, balerinë apo piktore, por studimet e larta i kam kryer për drejtësi në ‘Fakultetin e drejtësisë’ në Tiranë. Kam bërë dy master, një për ‘Marrëdhënie Ndërkombëtare’ dhe tjetrin për të ‘Drejtat e njeriut’ në universitetin e Romës, Itali.


-Jetoj në Luksemburg. Pas 20 vitesh rezidente franceze, ku kam jetuar në Paris, jam shpërngulur me tim bir prej disa vitesh në Luksemburg ku jetoj dhe punoj.

-Fotografia ime ka qenë në të gjitha metrotë e Parisit. Gjatë kohës kur jetoja në Francë, kam bërë me dhjetra reklama në video dhe fotografi. Njëra prej fotografive me përmasa 5 me 8 metra ishte afishuar në të gjitha metrotë e Parisit, për muaj të tërë dhe disa herë gjatë 3 viteve që kisha lidhur kontratë me firmën RATP dhe TBWA.


-Punoj në një bankë amerikane në Luksemburg si eksperte në departamentin “Kundra zbardhimit të parave”.

-Një nga lojrat e mia të preferuara është tavulla. Madje kam blerë një valixhe lëkure profesionale të kësaj loje të cilën e ushtroj sa herë kam mundësi.

-‘Foo Fighters’ është grupi im i preferuar rrok. Shpesh e filloj ditën duke kërcyer me këngën e tyre ‘Rosemary’.


-Më pëlqen shumë të gatuaj për të afërmit dhe miqtë e mi, por për mua gatimi është një krijim kështu që nuk mund të gatuaj duke ndjekur një recetë.

-Jam një aktiviste e të drejtave të njeriut. Prej vitit 2004 kam bashkëpunuar me disa organizata ndërkombëtare si: IOM për luftën kundra trafikut njerëzor, me organizatat ‘CRCA’ dhe ‘Alo 116’ për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjëve, për të cilën krijova dhe ankandin e parë të bamirësisë me piktura. Në Luksemburg kam bashkëpunuar me shoqatën ‘ZAK’ për personat me aftësi të kufizuara.

-Jam tifoze e çmendur e PGS. Shpesh mund të më shihni në tribunën presidenciale të stadiumit ‘Parc des Princes’ në Paris teksa shoh ndeshjet e ekipit Paris Saint Germain.

Sa i përket kurorëzimit të lidhjes me partenerin e saj,Thierry, Hueyda ka deklaruar se ata janë martuar në 18 dhjetor dhe kjo fshehurazi.

Hueyda:

Ishte një dasmë minimaliste, por e mbushur plot sharm, emocione dhe gëzim. Fustanet i kisha blerë në Paris njëzet e katër orë para se të mbylleshin dyqanet e të fillonte karantina e dytë për francezet. Buqetën e luleve e bleva këtu në Luksemburg, por s’e mbajta kurrë në dorë sepse e harrova në shtëpi (qesh). Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh tek një bizhutier i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 Dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në Bashki e pasi thamë “PO”, sëbashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit