Historia prekëse e nënës që shtron çdo ditë tryezën në pritje të bashkëshortit dhe katër djemve

Historia prekëse e nënës që shtron çdo…

Një portal amerikan dedikuar imazheve të rralla historike në mbarë botën ka publikuar këtë foto të një nëne kosovare, ulur në tryezë, së bashku me kujtimet e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj të vrarë në Luftën e Kosovës në vitin 1999.

Kjo foto është shkrepur në Gjakovë, në një nga qytetet që u shkatërruan më së shumti gjatë luftës. Bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët u rr ëmbyen në 27 mars 1999 nga serbët.

Ishte zakon që ushtarakët t’i ndanin meshkujt nga femrat. Burrat zakonisht v riteshin dhe hidheshin në v arre masive, shkruan portali.

Dy prej fëmijëve të saj u gjetën në një prej këtyre v arreve. Ndërsa dy të tjerët dhe bashkëshorti, ende sot nuk u është gjetur trupi.

Djali i saj më i vogël ishte 14 vjeç.

Ajo ka lënë çdo gjë të paprekur në shtëpi. Dhe çdo ditë e shtron tryezën njësoj, për të gjithë. Me shpresën se dikush një ditë do të kthehet.

Është mënyra e saj për të përballuar dhimbjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit