Historiani pretendon se ka gjetur varrin e vampirit të parë serb

Historiani pretendon se ka gjetur varrin e…

Në një fshat të qetë serb të quajtur Kiseljevo, rreth 100 kilometra nga Beogradi, është rizbuluar një histori e lashtë që lidh këtë vend me origjinën e vampirëve. Historiani lokal Nenad Mihajloviç dhe banorët besojnë se kanë gjetur varrin e Petar Blagojeviçit, një burrë që në vitin 1725 u zhvarros nga fshatarët, pasi besohej se po ngrihej nga varri për të vrarë njerëz. Sipas rrëfimeve historike, trupi i tij u gjet i paprekur dhe kur iu ngul një hu përmes zemrës, doli gjak i freskët nga goja dhe veshët, një veprim që përforcoi bindjen se ai ishte vampir.

Dokumentet e kohës, përfshirë një gazetë vjeneze të datës 21 korrik 1725, e përmendin rastin si të pazakontë. Megjithatë, disa studiues si profesori austriak Clemens Ruthner besojnë se miti i vampirizmit në këtë rast u krijua për shkak të një keqkuptimi gjuhësor. Ai thotë se fjala e vjetër bullgare “upior”, që do të thotë “njeri i keq”, u kuptua gabim nga mjekët austriakë si “vampir”. Ai gjithashtu sugjeron se vdekjet e shumta në atë periudhë mund të kenë qenë shkaktuar nga një epidemi, ndoshta një shpërthim i antraksit.

Sot, shumë pak njerëz kanë dëgjuar për Kiseljevon, por banorët shpresojnë ta kthejnë këtë histori në një atraksion turistik. Guri i varrit i Blagojevićit, që është dëmtuar me kalimin e kohës, u rizbulua përmes një metode tradicionale me shufra kërkimi, që sipas vendasve reaguan në mënyrë të pazakontë pranë varrit. Edhe pse trupi i Blagojevićit është djegur dhe hiri është shpërndarë në një liqen aty pranë, misteri dhe rrëfimet për të vazhdojnë të jetojnë mes banorëve.

Për njerëzit e Kiseljevos, kjo histori nuk është thjesht një legjendë. Ajo është pjesë e identitetit të tyre kulturor. Disa ende ruajnë shishe me raki të përziera me hudhër dhe spec djegës, si mbrojtje kundër të keqes. Ndërsa disa synojnë të tërheqin turistë me këtë tregim të pazakontë, të tjerë, si historiani Mihajlović, kërkojnë që historia të paraqitet me saktësi dhe respekt për të vërtetën që fshihet pas legjendës. Pranë lumit Danub dhe Liqenit të tij piktoresk të Argjendtë, në një varrezë të fshatit Kisiljevo, ndodhet trupi i Petar Blagojeviç, një nga vampirët e parë të dyshuar që vdiq në vitin 1725.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit