Historiani serb: Është e qartë si dita, që Kosova s’është e Serbisë!

Historiani serb: Është e qartë si dita,…

Historiani serb Milan St.Protiq në një intervistë për mediat ka thënë se Serbia se nuk është treguar e sinqertë me Rusinë dhe as me Perëndimin, duke theksuar se serbët nuk janë sjellë kështu në të kaluarën, por kanë zgjedhur rrugën e tyre me dinjitet.

“Ne kemi qenë popull i nderuar dhe kemi vuajtur për shkak të kësaj”, tha ai duke shtuar: “ Serbia nuk doli dhe tha se 100 % e mbështet atë që po bën Rusia dhe se nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian pasi kërkon para nga perëndimi. Por ne duam investimet e BE dhe pastaj themi se po na shantazhojnë, por me çfarë po na shantazhojnë, si po na shantazhojnë”, ka thënë ai.

Më tej theksoi se fatet e Serbisë dhe Rusisë përkojnë e nëse nuk përkojnë janë të ngjashme, se Rusia pas vitit 1917 nuk është e njëjtë si më parë, ashtu siç nuk është edhe Serbia pas vitit 1945.

Duke folur për çështjen e Kosovës, ai tha se për të ishte “e qartë si dita” se  Serbia e humbi “për shkak të politikës sistematike antiserbe gjatë titizmit dhe politikës katastrofike në kohën e Millosheviçit. Millosheviçi u përpoq ta ndryshonte atë me forcë, kështu që gjithçka përfundoi me konfliktin e armatosur në Kosovë, bombardimin e Serbisë dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe “këtu u godit mundësia reale që Serbia ta mbajë Kosovën brenda territorit të saj shtetëror”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit