Historike! Arsenali nënshkruan me një djalë 4-vjeçar

Historike! Arsenali nënshkruan me një djalë 4-vjeçar

Arsenali i ka habitur të gjithë. Talenti nuk ka moshë, kështu duhet të kenë menduar skautët e Arsenalit, përndryshe nuk do të flisnim për Zayn Ali Salman, blerja më e re në historinë e (para)akademisë së “Topçinjve” (shkolla e futbollit), vetëm 4 vjeç. Në shënjestër të shumë klubeve të tjera të njohura, babai i tij nuk habitet.

“E kuptova në momentin që ai lindi. Mbaj mend që infermierja e vuri në bark dhe ai ngriti kokën duke parë përreth. Madje, ajo mbeti e befasuar. Djali ishte shumë i fortë që në moshë të re”, – tha ai për ‘BBC’. Sidoqoftë, ngritja e tij në famë, si dhe historia e nënshkrimit me Arsenalin, kanë ngritur dyshime, pasi shumë zëra janë shprehur kundër “profesionalizimit” në një moshë kaq të re.

Babai i tij, gjithsesi, konsideronte se ai ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, duke theksuar mbi të gjitha ekuilibrin: “Ka një ekuilibër të pabesueshëm që në fëmijëri”. Arsenali nuk është kujdesur aspak për moshën e tij, pasi e konsideron atë me shumë potencial.

Trajneri i tij, Austin Schofield (te First Touch Academy), gjithashtu e konsideron atë shumë përpara moshatarëve të tij: “Natyrisht, ne e vendosëm të luante me fëmijët e moshës së tij, midis 4, 5 ose 6 vjeç, por tashmë i ka kaluar të gjithë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit