Historike në Mal të Zi, dy lesbike martohen në Budva. Vendi i parë në Ballkan që ka miratuar unionet civile

Historike në Mal të Zi, dy lesbike…

Mali i Zi ka bërë histori me martesën e parë mes dy personave të së njëjtës gjini.

Dy lesbike u martuan të dielën në qytetin bregdetar të Budvës.

Mali i Zi është vendi i parë jo anëtar i BE-së, në Ballkan, që legalizoi unionet civile mes personave të së njëjtës gjini.

Sot është një ditë e rëndësishme për komunitetin LGBTIQ dhe unë jam krenare që partneriteti i parë jetësor i njerëzve të së njëjtës gjini është realizuar në vendin tonë”, shkroi Ministrja e Administratës Publike dhe Medias, Tamara Srzentiq në Twitter.

Në korrik të vitit 2020 parlamenti malazez, votoi pro legalizimit të unioneve civile.

Pavarësisht hapave ligjore progresive, Mali i Zi, ashtu si edhe Ballkani në përgjithësi mbeten vende konservatore dhe homoseksualiteti është një çështje e ndjeshme, që shkakton debate në shoqëri.

Në Serbi, ku kryeministrja e vendit, Ana Brnabic, është lesbike dhe ka një fëmijë me partneren e saj, ende nuk janë miratuar martesat mes personave të së njëjtës gjini.

Po kështu në Shqipëri, nuk njihen ligjërisht çiftet e së njëjtës gjini dhe përfaqësues të komunitetit LGBT+, kanë paralajmëruar padi në gjykatën Kushtetuese dhe në Gykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg, për të kërkuar ligjërimin e martesave të së njëjtës gjini.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit