Hodhi fëmijën në lum, nëna u ndihmua nga vajza e madh për krimin, mjeku: S’ka ardhur për vizitë asnjëherë

Hodhi fëmijën në lum, nëna u ndihmua…

Detaje të reja tronditëse dalin lidhur me ngjarjen horror në Krujë, ku një foshnje e porsalindur u hodh në lumin Tapizë nga nëna e vet, Leta Koçi 42 vjeç. Mësohet se në këtë ngjarje horror të ketë qenë e përfshirë familja e 42-vjeçares, e cila aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Gruaja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër. As familja e 42-vjeçares nuk ka qenë bashkëpunuese me policinë, kur janë pyetur lidhur me rastin makabër.

Ndërkohë ka dyshime se disa nga familjarët kanë qenë në banesë kur Leta Koçi ka lindur foshnjen. Ka informacione se vajza e madhe e Leta Koçit ta ketë ndihmuar mamanë e saj në këtë akt makabër, ku ka qenë dora e saj që hodhi qesen në lum. Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 5 fëmijëve të tjerë të mitur, ndërsa paraprakisht mësohet se askush nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së gruas, madje as bashkëshorti i 42-vjeçares.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi ka thënë për mediat se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e 42-vjeçares, pasi ajo nuk është paraqitur kurrë në për vizitë në Qendrën Shëndetësore. Ndërkohë, ai e përshkruan 42-vjeçaren si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve.

Për rastin në fjalë jemi njohur nga mediat. Ne e njohim si familje shumë e mirë, nënë e përkushtuar, është nënë e 5 fëmijëve. Për pjesën e shtatzënisë skemi fare dijeni, nuk janë paraqit fare. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat”, thotë mjeku.

Gruaja e kishte lindur fëmijën që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa për shkak të komplikacioneve shëndetësore ajo shkoi pasdite në spital. Mjekët pas vizitave të bëra, kanë zbuluar se gruaja kishte kryer lindje dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Fillimisht 42-vjeçarja Leta Koçi para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur. Ndërkohë trupi i foshnjës u gjet nga policia, pas disa orësh kërkime në lum dhe më pas u dërgua për në morgun e Tiranës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit