Hodhi foshnjën në lumin Kir, 22 vite burg për nënën Orjana Gremi

Hodhi foshnjën në lumin Kir, 22 vite…

Të premten e 6 janarit, 32-vjeçarja. Orjana Gremi hodhi foshnjen e saj të seksit mashkull në lumin Kir. Ajo u arrestua, ndërsa i ati i fëmijës ende nuk dihet. Pas lindjes, ajo u ka thënë mjekëve se nuk e donte fëmijën, dhe kishte kërkuar që ta braktiste në shtëpinë e foshnjës, por më pas ndërroi mendje.

Më 4 janar doli nga spitali, ndërsa më datë 6 kreu krimin horror. E reja tashmë është dënuar me 22 vite burg. Në 12 Shkurt të vitit 2024, gjyqtarët e Shkodrës vendosën të deklarojnë fajtor dhe dënuar Gremin, për akuzën e “Vrasjes së miturit”.

Para se të jepej vendimi, Orjana Gremi, shfaqi pendesë për krimin e kryer. Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog. Orjana Gremi, ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën në fshatin Myselim në Shkodër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit