Hodhi lavatriçen nga ballkoni, gjobitet 200 euro autori

Hodhi lavatriçen nga ballkoni, gjobitet 200 euro…

200 euro gjobë kanë vendosur inspektorët e Policisë ndaj një qytetari në Prishtinë, i cili hodhi lavatriçen nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen Lakrishtë të Prishtinës gjatë kësaj të marte. Nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë të riun në ndërmarrjen e këtij veprimi! E gjithë skena se si ai del në ballkonin e banesës dhe më pas flak lavatriçen, është filmuar me telefon nga një tjetër banore e lagjes që ka shtëpinë përballë pallatit të autorit.

Videoja që u publikua në rrjetet sociale mori shumë reagime nga ndjekësit, teksa inspektorët kanë argumentuar se masa administrative ishte vendosur pasi qytetari me këtë veprim ka rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Përveç dënimit me gjobë, qytetari është detyruar të heqë mbeturinat dhe të riparojë dëmet e shkaktuara!

Shiko videon këtu!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit