Hodhi lëndë plasëse në protestë, policia publikon emrin dhe foton e autorit të dyshuar

Hodhi lëndë plasëse në protestë, policia publikon…

Policia e Shtetit thotë se ka identifikuar personin që ka hedhur lëndë pirotektine në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sipas policisë, ky person është Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re në Tiranë.
Policia është kujdesur të theksojë në fund të deklaratës, se ky person ka qenë i proceduar për tubim të paligjshëm në vitin 2018 në zonën e Unazës.

Deklarata e policisë:

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

Për pasojë pati 2 shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit